Gjimshiti në formacionin e javës në Seria A

04 shkurt 2025 | 11:44

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti është zgjedhur në formacionin e javës së 23-të në Serinë A.

Mbrojtësi i Kombëtares sonë gjeti rrugën e rrjetës në Serinë A me Atalantën pas dy vitesh e gjysmë “heshtje” në elitën e futbollit italian.

Aii realizoi një paraqitje spektakolare në barazimin me Torinon, duke rezultuar lojtari me notën më të lartë tek bergamaskët.

31-vjeçari veç golit, fitoi edhe 8 nga 9 duelet me kundërshtarët, si dhe dha 1 pasim kyç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ceremonia e 67 të e çmimeve Grammy u përmbyll me…