
Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A
29 prill 2025
| 11:57
Berat Gjimshiti është bërë pjesë e formacionit të javës së 34-t në Serinë A. Kapiteni i Kombëtares u aktivizua titullar me Atalantën në barazimin 1-1 kundër Lecces. Mbrojtësi u vlerësua me notën 8.0, duke bërë një paraqitje të mirë me bergamaskët.
Formacioni më i mirë i kësaj është i përbërë pothuajse nga të gjitha skuadrat (Como, Lazio, Roma, Parma, Napoli, Roma, Inter, Bologna, Cagliari) teksa nga Atalanta është pjesë edhe Retegui.
Formacioni: Caprile, Agusto, Gjimshiti, Miranda, Soule, McTominay, Ondrejka, Angelino, Pedro, Retegui, Strefezza.