Gjimshiti në listën e transferimeve të Interit
08 mars 2022
| 17:16
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, në sezonet e fundit është rritur shumë si futbollist. Mbrojtësi kuqezi ka përfunduar në listën e dëshirave të trajnerit të Interit, Simone Inzaghi.
Klubi zikaltër pritet të kryejë një revolucion në repartin e mbrojtjes sezonin e ardhshëm pasi në listë për t’u larguar janë Ranochia, Kolarov dhe D’Ambrosio dhe De Vrij.
Kontrata e mbrojtësit kuqezi me Atalantën skadon pas një viti. Aktualisht bergamaskët e vlerësojnë me 15 milionë euro kartonin e Gjimshitit, por mund t’i ulin pretendimet për të mos e humbur 29-vjeçarin shqiptar me parametra zero.