Gjimshiti: Në vazhdim do të shihni një Shqipëri të bukur

25 mars 2025 | 11:07

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, është shprehur i lumtur për fitoren që mori Shqipëria ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve të Botërorit 2026. Shqipëria shënoi fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Andorrës në kuadër të rrethit të dytë kualifikues.

“Ishte përgjigja e duhur, jo vetëm për tifozët por edhe për ne. Ishte e rëndësishme të rikuperonim ndeshjen me Anglia. U futëm në fushë, krijuam golin me Manajn, që ishte çelësi për ta fituar ndeshjen. Ishte shumë e vështirë edhe nga lodhja, nuk ke shumë kohë të shikosh kundërshtarin. Ka qenë shumë e vështirë. Djemtë kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, mund të përmirësojmë disa gjëra, por jemi të lumtur me tri pikët”, ka thënë Gjimshiti.

“Gjendja është e mirë. Kam një problem prej shumë kohësh në kofshë. Shpresoj që deri në fund të vitit do e mbaj mirë. Folëm me trajnerin dhe stafin, ishte më mirë mos rrezikoja shumë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Do të na pëlqente të luanim gjithmonë në sulm, por varet nga kundërshtari dhe kualiteti. Do të përmirësohemi me kalimin e kohës, do të shikojmë një Shqipëri të bukur, por gjëja më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen”, është shprehur Gjimshiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja turke, Deniz Durmaz, numëron mbi 371 mijë ndjekës në…