Gjimshiti: Nuk e kisha imagjinuar kurrë këtë sukses
Kapiteni i Atalantës në finalen e Ligës së Evropës, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për mediat pas këtij triumfi historik se e gjitha i duket e pabesueshme.
“Është e vështirë të gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë. Një sukses kaq i madh, pas finales së humbur në Kupën e Italisë, është i pabesueshëm. Megjithatë tani nuk më interesojnë 3 finalet e humbura”, ka deklaruar Xhaka.
Më tej, mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit u shpreh se sot e mësoi se do të ishte ai kapiteni i Atalantës në këtë përballje dhe se ndjehet shumë krenar.
“Jam krenar, sot mësova se do të mbaj shiritin në krah. Grupi është fantastik, luajtëm shumë mirë dhe me meritë”, ka shtuar kapiteni “kuqezi”. I pyetur nëse e priste këtë sukses në momentin e parë kur është bashkuar me Atalantan, mbrojtësi deklaroi se nuk e kishte imagjinuar kurrë.
“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Kur arrita situata dhe pritshmëritë ishin të ndryshme, ne po luanim për të shmangur rënien. Ardhja e Gasperinit solli një filozofi të re, ai gjithmonë dëshiron të përmirësojë lojtarët dhe t’i bëjë ata të performojnë dhe të japin më të mirën e tyre. Pastaj pas disa viteve fillova të imagjinoj një moment të tillë, ndoshta jo Ligës së Evropës, ndoshta më shumë Kupën e Italisë, por sot e meritojmë të gjithë këtë”, ka deklaruar Gjimshiti.