Gjimshiti: Nuk kemi kohë të mendojmë për fitore, na presin sfida të vështira

28 shtator 2023 | 11:59

Një formë fantastike këtë periudhë po kalon dhe Berat Gjimshiti. “Diga” kuqezi po udhëheq Atalantan, me të në formacion bergamskët nuk pësojnë gol në tre sfidat e fundit.

Ekipi i Gasperinit kaloi Veronan në transfertë me rezultatin minimal 0-1, ku Gjimshiti ishte protagonist absolut, i vlerësuar me notën 6.5, nota e dytë më e lartë.

Në përfundim të sfidës, Gjimshiti foli si lider, ndërsa nuk e harrojë as Shqipërinë pasi duke nisur nga kjo fundjavë Atalantën dhe Gjimshitin, fillimisht e pret përballja me Juventusin, pastaj në mesjavë ndeshja në Ligën e Evropës dhe me pas përballja me Lazion.

“Një mbrojtje që po performon mirë? Nuk jam vetëm unë, është e gjitha skuadra që po bën mirë. Mbrojmë dhe sulmojmë të gjithë së bashku”, u shpreh Gjimshiti duke folur më pas për sfidën e radhës, atë kundër Juventusit: “Është një kalendar i ngjeshur, nuk kemi kohë të mendojmë për fitoren, duhet të rikuperojmë mirë pasi na presin sfida të vështira. Është Juve, Liga e Evropës, Lazio dhe përfaqësuesja. Çdo ndeshje pasi përfundon duhet ta harrojmë, duhet të shohim përpara”, ka theksuar Gjimshiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka…