Gjimshiti pas eliminimit: Të mësojmë nga gabimet

19 shkurt 2025 | 11:50

Berat Gjimshiti ka parë se si ëndrrat e Atalantës për një edicion si protagoniste në Ligën e Kampioneve të shuhen me një humbje 3-1 në shtëpi përballë Club Brugge. Një humbje e papritur që ka lënë një zhgënjim të madh, siç e pranoi pas ndeshjes mbrojtësi shqiptar.

“Është e vështirë të gjesh fjalët, komplimente atyre. Në pjesën e parë kanë bërë tre gola në kundërsulm. Duke shënuar menjëherë komplikuan ndeshjen tonë. Gjëja më e rëndësishme ishte shpirti. Nuk u dorëzuam, tani duhet të rinisemi dhe mendojmë për kampionatin. Ata kanë një skuadër të mirë, luajnë mirë futboll. Na vendosën më shumë në vështirësi në ndeshjen e parë se sa në të dytën, ku ishin vdekjeprurës. Në një ndeshje kaq të rëndësishme nuk mund të shkosh në dizavantazh 0-3 në fund të pjesës së parë. Tani duhet të karikojmë bateritë, të mësojmë nga gabimet dhe të rinisemi”, ka thënë mbrojtësi shqiptar për “Sky Sport” pas ndeshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi Në çdo betejë politike, është më e…