Gjimshiti sfidon Barçën: Dua kualifikimin direkt
Barça-Atalanta është një nga super sfidat që rezervon mbrëmja e sotme në Champions League, një përballje mes dy ekipeve që luajnë një futboll të bukur ofensivë.
“Armata” i Hansi Flick është një nga dy ekipet e vetme, së bashku me Liverpool, që ka siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8, ndërsa bergamaskët kanë siguruar minimalisht prezencën në “play-off”, por ekipi “azzurr” kërkon të kualifikohet direkt, fakt që e pranoi edhe Berat Gjimshiti në konferencë për shtyp: “Nëse fitojmë shkojmë direket në 1/8, është një stimul më shumë për ne për të bërë mirë kundër një skuadre të madhe si Barcelona”.
Kapiteni kuqezi u pyet nga gazetarët në konferencë për shtyp edhe për titullin e marrë së fundmi si lojtari i kombëtares më i mirë i vitit. “Jam shumë krenar dhe i lumtur, ky është një çmim që më jep më shumë motivim për Atalantën dhe Kombëtares”, u shpreh Gjimshiti.