Gjimshiti: Shqipëria ka shanse reale, luajmë edhe për Hysajn
Shqipëria do të luajë dy përballje shumë të rëndësishme për kualifikueset e Evropianit në muajin tetor, teksa do të përballet me Turqinë dhe Moldavinë. Në prag të këtyre dy ndeshjeve ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp edhe mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti.
Një siguri e shtuar për prapavijën e Kombëtares, ku mes të tjerash është shprehur përpara këtyre takimeve se Shqipëria ka shanse reale për të pretenduar kualifikimin në Evropian.
“I kemi dy ndeshje shumë të vështira, sidomos me Turqinë. Besoj se kemi shanse reale. Na vjen keq për Hysajn, për dëmtimin që pësoi. Por ne do të luajmë edhe për Elsin. Unë jam gati për të marrë përgjegjësi edhe më të mëdha, pavarësisht disa lëkundjeve që mund të kenë ardhur nga performancat e mia. U pa edhe ndaj Islandës se nuk ka shumë diferenca. Ka pasur shumë ndryshime te ne dhe jemi njohur me njëri-tjetrin. Tani mendoj se kemi shanse të vërteta. Kampionatin në Zvicër e shoh se kam luajtur dhe unë aty. Taulanti është gati dhe këtu të gjithë kanë mundësitë e tyre”, ka thënë Gjimshiti.