Gjindet diamanti 1174 karat
Një diamant i madh 1,174 karat është zbuluar në Botsvana, ka thënë një kompani minierash, diamanti i dytë masiv që është gjetur në vend brenda disa javësh.
Diamanti i rrallë u gjet në minierën Karowe muajin e kaluar dhe iu paraqit qeverisë në një ceremoni të mërkurën.
“Një nga diamantët më të mëdhenj në botë është zbuluar në Botsvana.
Është diamanti i tretë me më shumë se 1.000 karat i gjetur në vend, dhe tani do të jetë pjesë e “koleksioneve të vlefshme te diamanteve me shkëlqim”, tha firma kanadeze e minierave Lucara Diamond në një njoftim për shtyp.
Diamanti është më i madh se një gur 1,098 karat i gjetur gjithashtu në Botsvana në qershor, i cili besohej të ishte diamanti i tretë më i madh në botë.
Presidenti i Botsvanës Mokgweetsi Masisi mori pjesë në një ceremoni të mërkurën për të parë gurin.
Në vitin 2019, firma zbuloi atë që besohet të jetë diamanti i dytë më i madh në histori – një gur marramendës 1,758 karat – në minierën Karoëe.
Aktualisht, diamanti më i madh i regjistruar ndonjëherë është Diamanti Cullinan 3,106 karat, i gjetur në Afrikën e Jugut në 1905.
Më pas Cullinan u pre në gurë më të vegjël, disa prej të cilëve formojnë pjesë të bizhuterive të kurorës së familjes mbretërore britanike.
Lucara Diamond was pleased to show its 1,174-carat diamond to the Gaborone cabinet.
“This is history in the making, for us & Botswana as well,” said the company’s Managing Director, Naseem Lahri, adding that the diamond was in third position among the world’s largest gemstones. https://t.co/6e41vyhfeL
— Lucara Diamond Corp (@LucaraDiamond) July 8, 2021