Gjindet në Prizren automjeti-kombi i vjedhur në Klinë si dhe bagëtia e vjedhur në fshatin Smaq

19 janar 2023 | 10:05

Me datë 18 Janar 2023, rreth orës 05:15, është raportuar për një automjet-kombi të dyshimtë  të ndaluar në autostratë në afërsi të fshatit Novakë, KK Prizren.

Patrullat Policore të Stacionit Policor Prizren-Veri kanë dal në vendngjarje.

Në vendngjarje është vërejt se në atë automjet janë tre bagëti (dy lopë dhe një viq). Derisa patrullat policore bashkë me Hetuesit ishin duke u marrë më rastin, në Stacionin Policor Prizren-Veri viktima nga fshati Smaq ka raportuar se nga persona të panjohur nga ahuri i tij i janë vjedhur bagëtia (dy lopë dhe një viq).

Pasi është bërë krahasimi është kuptuar se bagëtia e gjetur në automjetin-Kombi në autostradë janë bagëtia e vjedhur në fshatin Smaq.

Pasi që janë kryer procedurat e ekzaminimit bagëtia i janë kthyer pronarit, ndërsa automjeti-kombi është sekuestruar nga policia.

Në ndërkohë nga datat baza policor është gjetur se automjeti kombi Fiat Ducato, ngjyrë e bardhë e i cili është sekuestruar në autostradë, është raportuar i vjedhur  në fshatin Jashanicë-Klinë me datë 16.12.2022.

Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren-Veri së bashku me Sektorin e Hetimeve të Stacionit  janë duke hetuar rastin.

Automjeti pas ekzaminimit nga ekspertët e policisë  do t’i kthehet pronarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një hulumtim i medias gjermane “Die Welt” ka sjellë një histori…