![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/10/E6086855-4886-42E9-BF9E-F4CF8C1A67C1.jpeg)
Gjinekologjia me salla të reja të operacionit
17 tetor 2018
| 10:00
“Po i japim fund edhe gjendjes jo të mirë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Për vite me radhë kjo klinikë ka funksionuar me pajisje të vjetra në sallat e operacionit, të cilat kanë vështirësuar punën e profesionistëve shëndetësorë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, ministri i Shendetësisë, Uran Ismaili.
Ai ka bërë me dije se kanë blerë tavolina moderne gjinekologjike, tavolina të reja operative dhe llamba operative për të gjitha sallat, për të rritur sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve.
“Pas sallave operative, do t’i ndërrojmë edhe shtretërit për pacientet në këtë klinikë. GjinekologjiaPoNdryshon”, ka shkruar Ismaili.