Gjinekologu Syla: Vaksina kundër COVID-it nuk shkakton sterilitet, s’u bënë dëm as shtatzënave
09 shtator 2021
| 09:18
Gjinekologu Blerim Syla ka bërë thirrje që të vaksinohen të rinjtë dhe gratë shtatzëna në Kosovë, dhe këtyre të fundit tu jepet përparësi nëpër Qendrat e Vaksinimit.
Në një intervistë për Telegrafin, Syla ka thënë se nuk ka asnjë indikacion se kjo vaksinë u bën dëm shtatzënave.
“Unë kam thirrje për gratë shtatzëna dhe për të gjithë të tjerët. Një apel për gratë shtatzëna që të vaksinohen, nuk ka asnjë indikacion që vaksina shkakton diçka te shtatzënat”, tha Syla.
Ai bëri apel edhe tek të rinjtë që të vaksinohet, duke theksuar se vaksina antiCOVID nuk shkakton sterilitet.
Syla bëri thirrje që tu jepet prioritet shtatzënave të vaksinohen nëpër Qendrat e Vaksinimit.