Gjini: Albin Kurti, mburoja e korrupsionit
I pari e ka marrë fjalën në hapjen e fushatës zgjedhore të AAK – Nismës, kandidati për deputet, Ardian Gjini, i cili ka folur për konceptin e këtyre subjekteve për “Kosovën Fituese” të cilën e vendosi në dallim me atë të Albin Kurtit.
Këtë të fundit, Gjini e ka quajtur “mburojë të korrupsionit”
“Deri sot e kemi një qeveri e cila flet e s’bën asgjë, e ne me Kosovën fituese kemi me i kryer punët… Krejtve ua len fajet, e krejt fajet i ka vetë”.
“Kosova fituese nuk është një vend ku qeveria e mbron korrupsionin. Kurrkush s’ka fol për korrupsionin më shumë se Albin Kurtit, e për katër vjet i ka krejt në korrupsion e i ka bë mburojë. E ka pa luftën kundër korrupsionit si luftë kundër tjerëve, si luftë kundër kundërshtarëve”.
“Kurrkush s’ka fol më shumë për kushëri se Albn Kurti, tash i ka krejt me rend, 100 mijëshe subvencione për daja e vëlla”, ka thënë Gjini.