Gjini: Albin Kurti vetes ia ka rritur pagën për 600 euro

08 janar 2025 | 22:24

Nënkryetari i AAK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili është edhe në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ia ka rritur pagën vetes për 600 euro.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se shërbyesve civilë ua ka rritur në këtë kohë vetëm 12, 8 ose 6 euro.

“Kur ka ardhur Kurti në qeveri, i ka rritur pagat edhe të kryeministrit, edhe të ministrave, edhe zëvendësministrave, edhe të këshilltarëve të vetë. Rrogat e këshilltarëve i ka bërë më të mëdha se të kryetarëve të komunave. Zëvendësministrat i kanë pagat më të mëdha se të kryetarëve të komunave. Por, duhet të tregojë se ky shërbyesve civilë ua ka rritur pagat 12, ose 8, ose 6 euro, vetes ia ka rritur pagën 600 euro”, deklaroi Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KFOR sot e ka konfirmuar se Qeveria e Albin Kurtit…