Gjini: Dialogu Kosovë-Serbi, pika më e ndjeshme në këtë koalicion
08 shtator 2020
| 16:34
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini ka thënë se në mbledhjen e strukturave të kësaj partie të martën, nuk është diskutuar për dalje nga koalicionin qeverisës.
Ai ka thënë se në këtë mbledhje tema e vetme ka qenë dialogu me Serbinë.
“E falënderoj ShBA-në për arritjen e kësaj marrëveshje. AAK-ja insiston që disa çështje të shihen edhe një herë. Kemi kërkuar që të arrihet edhe më shumë në dialog. Vetëm dialogun sot e kemi pasur pikë të rendit të ditës. Kosova duhet përgatitet më mirë. Ka pasur diskutime, por sot e vetmja pikë që është diskutuar ka qenë dialogu, pra kjo mund të jetë e vetmja pikë diskutabile brenda koalicionit. Dialogu është pika me ndjeshme në këtë koalicion”, ka thënë Gjini.