Gjini: Do të angazhohem që asnjë shkollë të mos ngrohet me stufa

18 shtator 2018 | 16:58

Në kuadër të vizitave nëpër shkolla, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, së bashku me bashkëpunëtorë ka vizituar të martën shkollën fillore “Emin Duraku”.

Gjini u ka thënë mësimdhënësve të kësaj shkolle që të ndihen të nderuar me punën e tyre. “Është nder të punosh në ndërtimin e brezave, andaj në këtë fillimvit shkollor dua t‘iu uroj suksese në punën tuaj mësimdhënës”, ka thënë Gjini.

Më tutje, Gjini ka premtuar se gjatë këtij mandati do të kujdeset që asnjë shkollë në komunën e Gjakovës të vazhdojë të ngrohet me stufa. “Kur përfundojmë detyrat bazike mund të vazhdojmë me hapa të tjerë”, është shprehur Gjini.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, ka pritur…