
Gjini e Power diskutojnë rreth projekteve për edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara
18 shkurt 2021
| 15:19
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur të enjten në takim shefin e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power.
Ata biseduan për bashkëpunimin në mes të Këshillit të Evropës dhe Komunës së Gjakovës, veçanërisht për projektet për edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe atyre të komuniteteve joshumicë.
Kryetari Gjini u shpreh mirënjohës ndaj Powerit për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës së Këshillit të Evropës për Komunën e Gjakovës.