
Gjini e quan “gabim” vetofrimin e Limajt ndaj Kurtit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kishte deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin, Albin Kurti, apo çdo qeveri të ardhshme, nëse ky bashkëpunim është në interes të Kosovës.
Limaj refuzonte të vendoste “vija të kuqe” ndaj ndonjë partie – përfshirë këtu Vetëvendosjen – për formimin e qeverisë së re.
Deklarata e Limajt është komentuar në Debat Plus nga nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini.
Në zgjedhjet e 9 shkurti, AAK dhe Nisma siguruan 7.46% të votave, duke fituar 8 mandate në Kuvend – AAK 5 deputetë ndërsa, Nisma 3 deputetë.
Gjini e kritikoi këtë qëndrim, duke e cilësuar të gabuar daljen me një deklaratë të tillë menjëherë pas zgjedhjeve.
“Ka gabuar. Nuk është në rregull ashtu me dal pas zgjedhjeve, edhe me tregu asi pozicioni sepse ne e kemi pas një partneritet… Du me i besu pjesës së mirë të narracionit, tregimit pozitiv të tyne, të NISMA-s. Unë i besoj shpjegimit që nuk ka menduar ashtu, dhe është spjegim i mirë. Por në politike kur i nxjerrim fjalët prej gojës, nuk mundemi me i kthye më. Kështu më mirë është me provu mos me fol para vaktit”, ka thënë Gjini në Debat Plus.