Gjini fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar

14 nëntor 2021 | 12:07

i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, i ka ftuar qytetarët e kësaj komune që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Gjini pasi ka votuar në shkollën “Mustafa Bakija”, ka thënë se sot kur edhe po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, është një ditë e mirë dhe se i gjithë procesi ka theksuar se do të përmbyllet si është më së miri.

“Sot është ditë e posaçme për Gjakovën, është dita kur votojmë në raundin e dytë, unë e përfundova obligimin tim me familje. Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Gjakovës ta kryejnë obligimin e vet, ta ushtrojnë atë të drejtë për të votuar. Është një ditë e mirë dhe do ta përmbyllim ashtu siç është më së miri”, ka thënë Gjini.

Gjini është në garë me kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kujtojmë që në zgjedhjet lokale, në raundin e parë që u mbajtën me 17 tetor, Ardian Gjini fitoi 47.76 për qind të votave, kurse Kusari-Lila fitoi 37.20 për qind të votave.

Në Gjakovë të drejtë vote për të zgjedhur të parin e komunës kanë 113 mijë e 165 qytetarë. Në këtë komunë janë 34 qendra të votimit me gjithsej 139 vendvotime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri gjerman ka vënë në pikëpyetje se si dy figura…