Gjini i bindur se do ta fitojë edhe një mandat në Gjakovë
Kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini i cili garon edhe për një mandat qeverisës nga Aleanca për Ardhërinë e Kosovës ka thënë se në katër vitet e qeverisjes së tij në këtë qytet ka arritur që të jetë komuna me më së shumti punësim, rritjen më të madhe buxhetore si dhe me investime më të mëdha në Kosovë.
Këtë deklaratë Gjini e ka bërë në Prime Time të Kanal 10.
Gjini ka thënë se ka për t’i dhënë edhe shumë Gjakovës, edhe për një mandat dhe është shprehur i bindur se do ta fitojë edhe një mandat.
“Unë pas besimit të qytetarëve edhe për katër vite jam bërë gati t’i jap Gjakovës edhe më shumë. Gjakovës i duhet çdo ditë dedikim permanent. Unë mendoj se nuk mund të jetë një 4 vjetësh i harruar. Do të jenë 4 vite të jashtëzakonshme për Gjakovën”, tha Gjini.