Gjini ia jep mirënjohjen ‘Nderi i Gjakovës’ boksierit Bernardin Jakaj
30 mars 2023
| 11:15
Kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ia ka dhënë mirënjohjen “Nderi i Gjakovës” boksierit Bernardin Jakaj.
Gjini ka thënë se me kënaqësi e ka pritur Jakajn të enjten në zyrën e tij.
“Mirënjohja që i dhurova sot Bernardinit për mjeshtërinë e treguar në artin e boksit, është një shenjë e vogël falënderimi për promovimin që po i bën nëpër botë shtetit tonë dhe Gjakovës”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.