Gjini ironizon me LV-në: Kanë përvojë me u marrë me humor
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë (AAK), Ardian Gjini, ka reaguar ndaj talljeve të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë thënë se AAK-ja është e kënaqur me qeverinë Kurti, prandaj nuk e ka përkrahur shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Edhe Gjini, i cili është kryetar i Komunës së Gjakovës, është tallur me zyrtarët e LV-së.
Sipas tij, ata janë humoristë të mirë.
“Nuk kanë mundësi me reaguar seriozisht në këto situata dhe kanë përvojë me u marrë me humor”, ka thënë Gjini për “Front Online”.
Ai ka përsëritur qëndrimin e AAK-së se është për dorëheqje të kryeministri Albin Kurti.
“Qeverinë e ka zgjedhë Parlamenti dhe jo Qeveria Parlamentin. Edhe nëse Kurti do me shkuar në zgjedhje duhet me shkarkuar veten e jo me shpërndarë Parlamentin”, është shprehur Gjini.