Gjini: Kosova këtë vit do të shkojë në zgjedhje të parakohshme

07 janar 2024 | 14:14

Vonesa të pa justifikueshme, ngecje në marrjen e vendimeve e ndarje buxhetore jo e drejtë konsiderohet që po e karakterizojnë bashkëpunimin e nivelit qendror me atë lokal të Komunës së Gjakovës.

Kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini në një intervistë për “Kosovapress” e ka vlerësuar jo të mirë bashkëpunimin me nivelin qendror, për çka shpreson se këtë vit qeveria do të merr më me seriozitet punët e ndërlidhura me komunën.

Ndërsa si nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gjini  beson që gjatë këtij viti Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për çka pret edhe rezultate më të mira për AAK-në.

“Unë po besoj që nëse i kemi parasysh të gjitha rrethanat që janë krijuar në Kosovë, duke i futur në kalkulim edhe bindjet politike të njerëzve dhe idetë që i shohim, gjasat janë që në vitin 2024 do të kemi zgjedhje të parakohshme… Pres rezultatet më të mira për Aleancën, patjetër, më të mirat të mundshme”, ka thënë Gjini.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka njoftuar se ka kompletuar marrëveshjen për transferimin…