Gjini mbush 17 vjet, Haradinaj: Fati i mbarë të përcjelltë tërë jetën
27 prill 2021
| 09:50
Djali i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka mbushur 17 vjet.
Të shoqëruar me një fotografi ku shihet Haradinaj bashkë me djalin, Gjinin dhe nënën Rukë, ai e ka uruar djalin për ditëlindjen e 17-të duke i uruar fat për tërë jetën.
“Ishe gëzimi i parë për ne. Fati i mbarë të përcjelltë tërë jetën. Urime ditëlindja Gjin”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.