Gjini merr mandatin e dytë: Do të vazhdojmë punët e mira për Gjakovën
06 dhjetor 2021
| 14:29
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, sot ka dhënë betimin për të nisur zyrtarisht mandatin e tij të dytë në krye të kësaj komune.
Në adresimin e tij pas betimit, Gjini ka deklaruar se do të vazhdojë punët e mira për qytetarët e Gjakovës.
Për realizimin e planit të tij për komunën, ai ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha partive të përfaqësuara në Asamblenë komunale të Gjakovës.
“Jam gati të vazhdojmë punën edhe më të mirë për komunën tonë, do të nevojitet mbështetja e secilit prej jush, nuk ka kryetar komune qe mundet t’i kryejë të gjitha punët e veta nëse nuk e ka edhe mbështetjen e njerëzve të zgjedhur të Komunës”, ka thënë Gjini.