Gjini: Mostrat e spitalit të Gjakovës të trajtohen me urgjencë

10 qershor 2020 | 21:19

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka adresuar kritika për mos veprim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në rastin e një pacienteje me Covid-19 në spitalin regjional të Gjakovës.

Para katër ditësh, një paciente nga Komuna e Rahovecit ka qenë e hospitalizuar për më shumë se një javë në spitalin regjional të Gjakovës dhe ka rezultuar me Covid-19.

“Me datën 8 të këtij muaji janë marrë mostrat e 19 punëtorëve personel i spitalit dhe as sonte me datën 10 nuk janë trajtuar mostrat. Një pjesë e tyre mund t’i kenë infektuar familjet apo personat tjerë.
Këto mostra është dashur të trajtohen me urgjencë absolute. Rezultatet e IKSHPK nuk maten ndryshe përpos me efikasitet të testimit, sidomos kur kemi të bëjmë me institucione shëndetësore.
Kjo është absolutisht e pajustifikueshme. Nuk kam fjalë tjera!”, ka shkruar Gjini në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Gjinit në “Facebook”:

Të dashur qytetarë,

Ky reagim imi vjen si pezm për mosveprimin e IKSHPK ndaj një rasti tejet problematik të një infeksioni me Covid-19 në spitali regjional të Gjakovës.
Para katër ditësh, një paciente me origjinë nga komuna e Rahovecit që ka qenë e hospitalizuar në spitalin regjional të Gjakovës ka rezultuar pozitive me Covid-19. E njejta ka qëndruar në spital për mê shumë se një javë.

Të hënën në takimin e kryetarëve të komunave të Kosovës me ministrin Zemaj dhe Prof. Ramadani nga IKSHPK e kam ngritur këtë rast dhe kam kërkuar rezultate të shpejta të testeve sepse pas tetë javësh pa asnjë të infektuar, Gjakova mund të kthehet në një vatër të re infeksioni mu për faktin se pacientja ka qëndruar gjatë në spital dhe, edhe më keq, përpos personelit mund të ketë edhe pacientë tjerë të infektuar.

Reagimi im ka të bëjë me faktin se po hymë në ditën e katërt qëkur është diagnostifikuar pacientja dhe ende nuk kemi rezultate për personelin shëndetësorë të spitalit regjional të Gjakovës. Me datën 8 të këtij muaji janë marrë mostrat e 19 punëtorëve personel i spitalit dhe as sonte me datën 10 nuk janë trajtuar mostrat.
Një pjesë e tyre mund t’i kenë infektuar familjet apo personat tjerë.
Këto mostra është dashur të trajtohen me urgjencë absolute. Rezultatet e IKSHPK nuk maten ndryshe përpos me efikasitet të testimit, sidomos kur kemi të bëjmë me institucione shëndetësore.
Kjo është absolutisht e pajustifikueshme. Nuk kam fjalë tjera!

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando gjatë një takimi…