Gjini nderon dëshmorët dhe martirët e Skivjanit
27 prill 2018
| 17:37
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë homazhe të premten dhe ka vendosur kurora me lule te lapidari i dëshmorëve dhe martirëve të Skivjanit.
Me këtë rast, Gjini ka thënë se duhet të punojnë së bashku për një Kosovë më të mirë për të gjithë.
“Duhet të jeni krenarë për më të dashurit tuaj, për sakrificën dhe gjakun e tyre të dhënë për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Duhet të jemi bashkë dhe të punojmë për qëllimet e një Kosovë më të mirë”, ka thënë Gjini.