Gjini nënshkruan marrëveshje partneriteti me OJQ Roma Versitas Kosovo
01 mars 2021
| 13:09
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka nënshkruar të hënën marrëveshje partneriteti me OJQ Roma Versitas Kosovo. Kjo marrëveshje parasheh që të zhvillojë aktivitetet e projektit: “Edukimi, Punësimi, Partneriteti dhe Barazia Gjinore: Formula e suksesit për Romët në VET”.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Drejtoria e Arsimit dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik do të jenë pjesë e aktiviteteve që zhvillon Roma Versitas Kosovo për implementimin të gjitha planeve aksionale të projektit e që janë bursat për nxënësit e shkollave dhe zhvillimi i praktikave profesionale.
Kjo marrëveshje nënshkruhet në ditën Ndërkombëtare të Diskriminimit Zero për të shprehur qartë që në këtë botë të gjithë jemi të ndryshëm por, të barabartë.