Gjini: Nëse ndodh korrigjimi i kufijve, e kemi humbur luftën
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se hapja e temës së ndryshimit të kufijve është jashtëzakonisht e rrezikshme për Kosovën.
“I kemi ndërruar vendet, dikur kemi fol për liritë dhe të drejtat e njerëzve e tani po flasim për territore. Fillimi i ndryshimit të kufijve të shtetit tonë, e shndërron Kosovën në pozitë të humbësit. Nëse ndodhë kjo, e kemi humbur luftën dhe të gjithë angazhimin tonë. Jemi në pozitë të humbësit dhe kjo do të ketë impakt edhe tek të gjithë bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Gjini në emisionin “n’SHESH” të “RTK”-së.
Ai ka thënë se nëse do te ndodh ndonjë korrigjim të kufijve duhet të bëhemi gati për dhunë.
“Çka jemi duke u bërë atyre njerëzve është e tmerrshme. Kemi me pa situata të cilat kanë me prodhu dhunë, nëse keni me i pa njerëzit duke lëshuar tokat e veta, duhet të bëhemi gati për dhunë”, ka thënë ai.