Gjini ngushëllon familjen e gruas shtatzënë që vdiq nga koronavirusi
21 prill 2020
| 12:27
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka ngushëlluar familjen e gruas shtatzënë nga ky qytet që ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëqytetares sonë Valentina Pitaqi. Në këto momente të vështira për familjen, unë dhe të gjithë qytetarët e komunës i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Pitaqi”.
“Unë sot i jam drejtuar me një letër familjes Pitaqi, dhe e kam udhëzuar Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që t’i gjendet afër familjes me gjithçka që kanë nevojë dhe me të gjitha mundësitë që i ka komuna”, ka shkruar Gjini në llogarinë e vet në “Facebook”.