
Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin
21 shkurt 2025
| 21:50
Kryetari i Komunës së Gjakovës, njëherësh kandidat për deputet i koalicionit AAK-Nisma me partnerë, nuk beson se partneri i tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fatmir Limaj, do të shkojë në koalicion me Albin Kurtin.
Në Rubikon ai tha se deklarata e djeshme e Limajt është sqaruar mes partive AAK dhe Nisma.
“AAK-ja e ka pozicionin e qartë. Nuk besoj që zoti Limaj do të shkojë të negociojë me Albin Kurtin për të hyrë në koalicion. Jo vetëm për shkak se besoj çka kanë biseduar kolegët e mi sot, por edhe për shkak se nuk ka logjikë. Mund të bëjmë shumë analiza, por nuk ka logjikë”, u shpreh Gjini.