Gjini nuk e përjashton mundësinë e një bashkëpunimi të AAK-së me LV-në

25 dhjetor 2020 | 23:57

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, partitë politike në vend kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëkohësisht kryetar i komunës së Gjakovë, Ardian Gjini nuk e përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.

AAK-ja në zgjedhjet e fundit politike të 6 tetorit 2019 doli forcë e katërt politike, e nisi si opozitë dhe përfundoi në qeveri. Sipas kryetari të Gjakovës kjo ndodhi nga situata në të cilën ndodhej vendi.

“Po mendoj se mënyra si ka rrjedhur qeverisja e LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje të z. Kurti ka qenë e vendosur që do të prishej si koalicion dhe qeveri”, thotë kryetari i Gjakovës.

“Tani edhe njerëzit edhe partitë mësojnë, por unë ende vazhdoj të besoj që ka pasur paaftësi në qeverisje, janë marrë vendime të thjeshta”, shprehet ai.

Gjini u ndal dhe te negociatat mes Serbisë dhe Kosovës dhe ndau për “Balkan Talks” mendimin e tij për këto negociata. “Zgjedhja më e shpejtë dhe e mirë mes Kosovës dhe Serbisë është te rritja e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Amerikës”, shprehet Gjini.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joshua Kimmich do të jetë kapiten i ardhshëm i Bayern…