Gjini, pas takimit me Veliajn: Gjakova dhe Tirana kanë lidhur miqësi të ngushtë
19 shtator 2021
| 15:25
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, e ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Gjini e ka quajtur të ngrohtë pritjen e Veliut dhe ekipit të tij.
“Pritje e ngrohtë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ekipi i tij i mrekullueshëm”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.
Ai tha se Gjakova dhe Tirana kanë lidhur miqësi të ngushtë.
“Gjakova dhe Tirana kanë lidhur miqësi të ngushtë të cilën do ta ruajmë e çojmë përpara me bashkëpunim për projekte të reja, në interes të qytetarëve të të dyja komunave. Ndër këto projekte është edhe ‘Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon’ ngjarje kjo e cila na bashkon edhe më shumë si komb”, ka shtuar Gjini.