Gjini përforcon Ballkanin
20 gusht 2024
| 14:12
Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka përforcuar fazën defanzive me një tjetër blerje të re. Suharekasit kanë siguruar shërbimet e Elmando Gjinit i cili deri më tani ishte pjesë e skuadrës shqiptare, Teuta. Arritja e marrëveshjes është konfirmuar nga vet klubi i Teutës përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
“Klubi i futbollit Teuta njofton arritjen e marrëveshjes me FC Ballkanin për transferimin e Elmando Gjini në kampionatin kosovar të futbollit. Transferimi i mbrojtësit 21 vjeçar është arritur ditën e sotme”, thuhet në njoftim.