Gjini premton përkrahje për OJQ-të
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile me qëllimin e vetëm që funksionimi i tyre të jetë i ndërlidhur edhe me komunikimin sistematik dhe ndërveprimin me institucionet lokale.
Përfaqësues i OJQ-ve në këtë takim, Arbër Lleshi, ka theksuar që organizatat joqeveritare duhet të funksionojnë si mekanizëm dhe fjalët të kthehen në aksione. Shumica e përfaqësuesve të organizatave sfidë e shohin qëndrueshmërinë e projekteve.
Ndërkaq kryetari Gjini ka shprehur gatishmërinë e plotë që t’i mbështesë projektet që janë në interes të qytetarëve, me theks të veçantë për grupet e margjinalizuara dhe OJQ-të që ofrojnë shërbime.
Ai ka thënë se gjatë vitit komunës i lirohen hapësira që janë në pronë komunale e të cilat do t’u ofrohen OJQ-ve si mundësi e mirë për zhvillim dhe mbështetje e drejtpërdrejtë komunale.