Gjini pret në vizitë Clarkun: ShBA-ja dhe Kosova, pashmangshëm në një rrugë të përbashkët e të përjetshme
23 qershor 2024
| 15:11
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim mikun e madh të Kosovës, gjeneralin Wesley Clark.
Gjini ka thënë se Kosova dhe ShBA-ja do të jenë në një rrugë të përbashkët.
“Isha jashtëzakonisht i lumtur ta pres në Gjakovë mikun e madh të Kosovës gjeneralin Wesley K. Clark. Me gjeneralin Clark evokuam kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit e gjithashtu folëm për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”.
“ShBA-ja dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të përbashkët e të përjetshme”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.