Gjini reagon për testet nga Serbia: Seriozisht është turpëruese

18 prill 2020 | 21:07

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka pranuar nga Serbia një donacion prej 1 000 testesh për koronavirus.

Gjini ka thënë se është turpëruese deri në pezëm me i pa njerëzit duke e arsyetuar marrjen e një donacioni prej 30.000 euro nga Serbia.

“Seriozisht është turpëruese deri në pezëm me i pa njerëzit duke e arsyetuar marrjen e një donacioni prej 30.000 euro nga Serbia! Për çka dreqin e kërkuat ndihmën nga diaspora? Qysh bre për kaq pak pare me u poshtnu kaq shumë? Ngani tash tifozeri! Marre bre!”, ka shkruar Gjini në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka falënderuar të…