Gjini shkarkon drejtorin e Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha thotë se ndali ndërtimet pa leje

18 gusht 2021 | 14:29

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka liruar nga detyra e drejtorit të Drejtorisë për Punë Inspektuese, Fazli Hoxhën, i cili është kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë.

Partia e Fatmir Limajt ka qenë në bashkëqeverisje me AAK-në në Gjakovë me dy drejtori.

Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se janë dy arsye të shkarkimit të tij që e kanë penguar Ardian Gjinin.

“E kuptoj z. Gjini pse ka ardhur deri të ky vendim. E para, atij i ka penguar kandidimi im për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit dhe në anën tjetër fuqizimi i Nismës Socialdemokrate që po ndodh në Gjakovë. E dyta, i ka penguar ndalja e ndërtimeve pa laje në Gjakovë, nga një grup i caktuar që insiston për t’u shkelur ligjet e ndërtimit. Këtë gjë unë nuk e bëjë”, ka shkruar Hoxha.

Postimi i plotë i Fazli Hoxhës:

Sot nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, pranova një vendim në të cilin thuhet se lirohem nga detyra e drejtorit e Drejtorisë për Punë Inspektuese. E kuptoj z. Gjini pse ka ardhur deri të ky vendim. E para, atij i ka penguar kandidimi im për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit dhe në anën tjetër fuqizimi i Nismës Socialdemokrate që po ndodh në Gjakovë. E dyta, i ka penguar ndalja e ndërtimeve pa laje në Gjakovë, nga një grup i caktuar që insiston për t’u shkelur ligjet e ndërtimit. Këtë gjë unë nuk e bëjë. Zotimi im që nga dita e parë kur kam marrë pozitën e drejtorit të Drejtorisë për Punë Inspektuese ka qenë dhe vazhdon të jetë respektimi i ligjit. Megjithatë e kuptoj se gara për kryetar të Gjakovës nuk e lë Ardian Gjinin në komoditetin e dëshiruar. Shihemi më 17 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja dhe prezantuesja e famshme në Afganistan, Aryana Sayeed është…