Gjini shpreh ngushëllime pas vdekjes së dy fëmijëve nga zjarri në Gjakovë

08 shtator 2021 | 12:48

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve nga zjarri në fshatin Ujz të kësaj komune.

“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot! Një dhjetëvjeçar dhe një trembëdhjetëvjeçar nga Ujzi u shuan sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjeve të tyre, por edhe të gjithë shokëve e bashkëqytetarëve. U shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve dhe të gjithë atyre që njohën dy të rinjtë të cilët humbën jetën në këtë aksident!”, ka shkruar Gjini në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fëmijët dhjetëvjeçar dhe trembëdhjetëvjeçar, që janë djem të axhës në mes vete, kanë vdekur mesditën e sotme nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre në fshatin Ujz të Gjakovës.

Në ndërkohë janë edhe tre anëtarë të kësaj familje që janë lënduar nga zjarri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala ka arritur marrëveshje me klubin…