Gjini takohet me ambasadorin turk, flasin për projektet e mbështetura nga TIKA
16 maj 2019
| 17:38
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë Çagri Sakar.
Gjatë këtij takimi, kryetari Gjini dhe ambasadori Sakar kanë biseduar për marrëdhëniet e të dyja shteteve.
Po ashtu, të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar dhe për projektet që janë mbështetur nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe KFOR-i turk në Komunën e Gjakovës.
/Epoka e re/