Gjini takohet me zëvendësministren e Arsimit të Shqipërisë, flasin për bashkëpunimin
28 shkurt 2020
| 14:41
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur të premten në takim, zëvendësministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë, Lorena Haxhiu.
Në këtë takim, kryetari Gjini dhe zëvendësministrja Haxhiu kanë biseduar për zhvillimet aktuale në fushat e arsimit, sportit dhe rinisë si dhe për bashkëpunimet eventuale në të ardhmen në këto fusha.
/Epoka e re/