Gjini: U jam mirënjohës qytetarëve të Gjakovës për votën e dhënë në raundin e parë

02 nëntor 2021 | 23:04

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili është në garë edhe për një mandat të ri qeverisës, ka thënë se u është shumë mirënjohës gjithë atyre qytetarëve që në raundin e parë ia dhanë votën.

Gjini në një intervistë për ATV ka bërë me dije se në këto zgjedhje ka një avancim të votës për të diku 10 për qind prej zgjedhjeve të vitit 2017.

Ai gjithashtu ka thënë se AAK-ja ka rritur votën edhe në asamblenë komunale.

“U jam mirënjohës për ketë votë qytetarëve të Gjakovës për 46 për qind që më kanë votuar në raundin e parë. Kemi qenë shumë kandidatë dhe ka pasur një shpërndarje të votës dhe me të vërtet jam mirënjohës se këtë votë e shoh si një besim jo vetëm për punën që ka ndodhur por një besim për punën që mundet me ndodh në të ardhmen. Është një avancim prej 10 për qind prej zgjedhjeve të vitit 2017. Është një avancim edhe për asamble komunale. Aleanca ka shënuar rritje edhe për asamble komunale. Kam pritur se do të kalojmë pa balotazh, mirëpo jam jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë ata që kanë votuar”, ka thënë Gjini.

Gjini ka thënë se është në komunikim për një marrëveshje me PSHDK-në, PDK-në dhe LDK-në.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo me dy golat e shënuara kundër Atalantës ishte…