Gjini: Vjosa Omani të kërkojë votimin e buxhetit para se të shkojmë në zgjedhje

21 dhjetor 2020 | 22:47

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka kërkuar nga u.d. e presidentit, Vjosa Osmani që të mos shpallë menjëherë zgjedhjet.

Kushtetuesja mori vendim që zgjedhjet të shpallen pasi vota e deputetit Etem Arifi dhe votimi për Qeverinë Hoti u shpallën të pavlefshme.

“Presidentja në detyrë duhet të kërkojë votimin e buxhetit para se të shkojmë në zgjedhje. Përndryshe rrezikojmë destabilizim total në pranverë”, ka shkruar Gjini në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendërmbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla insiston se klubi nuk ka…