Gjinovci: LV-ja po dëshiron ta kapë Fakultetin e Mjekësisë

26 prill 2023 | 11:28

Aktivisti i shoqërisë civile në organizatën ORCA, Rron Gjinovci, ka njoftuar për një zhvillim në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Gjinovci ka shkruar në “Facebook” se Lëvizja Vetëvendosje po dëshiron ta kap këtë fakultet. Sipas tij, synimi është që të lejohet zgjedhja e profesorëve me një orë ligjëratë obligative.

“Lëvizja Vetëvendosje! po do me kap Fakultetin e Mjekësisë në UP, duke e lëshu një vendim të paligjshëm të cilin do ta kallëzoj penalisht sapo të nënshkruhet. Edhe pse nuk ka mjaftueshëm orë pune për me marrë profesora të ri, këta po dojnë me leju që me 1 orë në javë ligjëratë të nji lande obligative me mujt njerëzit me u zgjedhë profesora. Kjo bahet për me i shti profesora do asistenta të vet. Ky është krim ndaj cilësisë në arsim, krim ndaj buxhetit të UP-së. Sa për informim një profesor në UP i ka minimum 6 orë në javë ligjërata”, ka shkruar Gjinovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën hyrëse në mbledhjen…