Gjinovci: Nëse dikush duhet dhënë dorëheqje, duhet të japë Haradinaj
Përfaqësuesi i organizatës ORCA, Rron Gjinovci, ka thënë pas përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit të Lartë, se nëse duhet dhënë dikush dorëheqje, atëherë duhet të jetë kryeministri Ramush Haradinaj, dhe jo Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
“Nëse dikush duhet dhënë dikush dorëheqje, duhet të japë kryeministri Haradinaj. A bën t’ia kërkojmë atij dorëheqjen?. Zotëri Haradinaj jep dorëheqje se ke bërë një dëm”, ka thënë Gjinovci në “Info Magazine” të “Klan Kosovës”.
Sipas Gjinovcit, dorëheqja e ministrit dhe ardhja e një ministri të ri nuk e sanon problemin që po ngjet në arsim.
“Çka bëhet nëse jep dorëheqje ministri? Çka është zgjidhja?. Na duhet një sistem që kushdo që të vjen ministër nuk mund ta qesë Kosovën prej binarëve prej një vendimi që merret për 24 orë prej një kryeministri euforik bashkë me një ministër të cilin e ka urdhëruar ashtu si e ka urdhëruar. Duhet hequr mendësia e ndikimit politik sidomos në arsim sepse kemi për t’ia parë sherrin për aq sa të jemi gjallë”, ka shtuar ai.