“Gjirafa” merr investim prej 6.7 milionë dollarë për
“Gjirafa” e kurorëzon pozitën e saj si “unicorn”, i teknologjisë në Ballkan me investimin “venture capital rekord”, në fushën e ekonomisë dixhitale.
Me tre milion përdorues unik në muaj, në të gjitha shërbimet e kompanisë dhe me portfolio në rritje të madhe ka tërhequr investimin nga “Rockaway Capital”, që ka përkrahur kompaninë nga viti 2016. Investimi i ri ka për qëllim zgjerimin e produkteve aktuale në rajon.
“Rockaway” ka filluar me investimin e parë në Gjirafa në muajin shkurt të vitit 2016 me qëllim që të përkrahë kompaninë në planin e saj për tu bërë pionier i ekonomisë së internetit në rajonin e Ballkanit, veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë.
Në tri vitet e fundit, “Gjirafa”, jo vetëm që ka arritur këtë objektiv mirëpo i ka tejkaluar shumë nga to, produktet e “Gjiraf”-ës tashmë janë lider në shitjen online, video-përmbajtje dhe marketing dixhital.
Duke shpjeguar arsyet për investimin e ri, Dušan Zábrodský, partner për investime në “Rockaway”, u shpreh se, “Mërgim Cahani dhe ekipi i tij kanë dëshmuar besimin tonë dhe kanë arritur suksesshëm të ndërtojnë thelbin për inovacion për tërë rajonin. Duke ju falënderuar kësaj përvoje pozitive në jemi të përkushtuar të ndërtojmë ekonominë digjitale në rajon dhe aktivisht jemi në kërkim të mundësive të reja për investim, duke përdorur përvojën tonë për të digjitalizuar industritë tradicionale”.
“Gjirafa”, tashmë konsiderohet një investim strategjik afatgjatë nga ekipi investues i “Rockaway”. Fokusi i kompanisë është ndërtimi i një rrjeti të tërë rreth Gjirafës me shërbime tjera inovative që do të përdoren në rajon. Duke përdorur të njëjtën strategji, “Rockaway”, ka arritur sukses në regjionin DACH (Gjermani, Austri, Zvicër), ku ka ndërtuar platformën “online”, për udhëtime nën brendin “Invia Group”, dhe po ashtu në fushën e shitjes online përmes “Mall Group”, që operon në shtatë tregje në regjionin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Këto kompani kanë kontribuar fuqishëm në të ardhurat e “Rockaway”, që kanë tejkaluar vlerën prej 2 miliardë euro në vitin 2018.
“Viteve të fundit ne kemi arritur progres në krijimin e përvojës për ndërtimin e këtyre platformave. Për më shumë, ne i kemi verifikuar këto principe në disa segmente të ekonomisë digjitale dhe jemi konfident që tani mund të aplikojmë ekspertizën tonë për të përkrahur regjionin e Ballkanit, në këtë mënyrë qytetarët do të kenë qasje në shërbime të reja me kualitet të lartë”, shtoi Dušan Zábrodský.
“Gjirafa” është bërë akter kyç i shitjes online në rajon, marketing dixhital dhe me video OTT: “GjirafaVideo” dhe “GjirafaStudio”, ekuivalent si “Hulu” dhe “Netflix”, duke prodhuar përmbajtje origjinale momentalisht ka rreth 1 milion minuta video-shikueshmëri në ditë (dhe rritje dyshifrore në baza mujore) me mbi 80 kanale online me partnerët e saj.
“Gjirafa’ është kompania me rritjen më të madhe në rajon, rritja është impresive vjetore prej 314% CAGR në katër vitet e fundit. Për ta vënë në perspektivë më të qartë, duke normalizuar treguesit e Prodhimit të Brendshëm Bruto për Kosovë dhe Shqipëri dhe me ato të SHBA-së.
“Gjirafa” ka një rritje të të hyrave të barazvlefshme me “Google”, që ka pasur prej vitit 2001-2004 dhe vazhdon rritja në të njëjtën linjë.
Kjo rritje për tu krenuar nuk do të ishte e mundur pa ekipin e jashtëzakonshëm të Gjirafës, që do të dyfishohet duke ju falënderuar investimit nga “Rockaway”, dhe investitorët e tjerë” shtoi Mergim Cahani, themelues dhe shef ekzekutiv i “Gjiraf”-a.
“Rockaway Capital” dhe “Gjirafa”, vazhdojnë në realizimin e vizionit për ndërtimin e ekonomisë së internetit në rajon me përkushtim të lartë për të rritur thellësisht përmes inovacionit të teknologjisë.
Krahas investimit të “Rockaway Capital”, në këtë rund po ashtu kanë investuar: Even Berntsen (ish-drejtor menaxhues në JP Morgan dhe State Street), Bleron Baraliu (listuar në top 30 ndërmarrës nën 30-vjeç nga Trader Magazine), Vincent Dahinden (shef ekzekutiv tek Solum Financials, ish-pjesë e Citibank, Merrill Lynch, Bear Stearns), Semyon Dukach (ish-drejtor menaxhues në “TechStars Boston”, të cilët i janë bashkuar grupit ekzistues të investuesve angels si Esther Dyson, Ondrej Bartos dhe Philip Steahelin.