Gjirokastritët “dorëzohen” tek gratë para vizitës së Ramës

22 prill 2025 | 22:57

Burrat gjirokastritë pranojnë se janë 100 për 100 me grarë dhe nuk janë çyruk. Gjatë vizitës së Edi Ramës në Gjirokastër, ka bërë përshtypje një parullë e vendosur në miret e kalasë, ku shkruhej “Burrat gjirokastritë janë 100% me gratë”. Një përgjigje, kjo ndaj reagimeve seksiste të provokuara nga pjesa mashkullore e opozitës, që është ndjerë e fyer nga batutat e Edi Ramës për burrat “çyrykë”.

Me gratë në Gjirokastër kryeministri Edi Rama tha se Shqipërinë në BE mund ta çojë vetëm ai dhe skuadra e Partisë Socialiste. Rama theksoi se Shqipëria është shteti i vetëm që mund të mbyllë negociatat me BE-në brenda tre vjetëve. Si shembull mori Maqedoninë dhe Serbinë, të cilat i kanë nisur negociatat shumë para nesh, por janë shumë hapa mbrapa.

Rama tha se tashmë BE ka sjellë në tavolinë planin për të mbyllur negociatat dhe Shqipëria e as Partia Socialiste nuk duhet të humbasë kohë me grindjet politike, por të bëjë vendin pjesë të familjes së madhe europiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rast se Ramush Haradinaj nuk kandidon më për kryetar…