Gjithçka e kryer, Coutinho te Barcelona për 160 milionë euro
Është arritur marrëvveshja ndërmjet Barcelonës dhe Liverpoolit për yllin brazilian Philippe Coutinho.
Klubi katalunas do të derdhë në arkat e klubit anglez 160 milionë euro, raporton Goal.
Lideri i La Ligas do t’i paguajë 120 milionë euro Liverpoolit plus 40 milionë të tjera bonuse në bazë të paraqitjeve të Coutinhos, transmeton Koha.net.
25 vjeçari bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të Barcelonës, përderisa i treti më i shtrenjtë në botë pas Neymarit dhe Kylian Mbappes.
Coutinho tashmë është nisur për në Barcelonës, përderisa zyrtarizimi i tij nga klubi katalunas pritet të bëhet së shpejti.
Braziliani ka bërë 201 paraqitje për Liverpoolin, ndërsa ka shënuar 54 gola që nga transferimi i tij nga Interi në janar të vitit 2013 për rreth 10 milionë euro.