Gjithçka e nisi me vetëm 100 paund, 26-vjeçarja tani fiton mbi 1 milion në vit nga kompania e saj

21 mars 2022 | 13:49

Një grua që ktheu markën e saj të veshjeve nga 100 paund në 100 mijë paund në vetëm 6 muaj, ka zbuluar se ka arritur qëllimin e saj për të fituar mbi 1 milion paund në vit.

Tani 26-vjeçarja, Briony Gorton, po hap dyqanin e saj të parë. Themeluesja e Talliah Rose, këmbëngul se çdokush mund të fillojë biznesin e tij nga dhoma e gjumit, edhe pa një investim të madh.

Falë markës së saj të suksesshme, Briony ka blerë shtëpinë e parë me katër dhoma gjumi kur ishte 24 vjeçe, e cila ka një çmim 400 mijë paund. Por jo vetëm kaq, pasi ka arritur që të blejë një “Range Rover” për vete dhe dy “Mini” për nënën e saj.

“The Sun” shkruan se ajo ishte vetëm 20 vjeçe kur lançoi kompaninë e saj dhe fitimet e para ia atribuon pandemisë, pasi e ndihmoi që shitjet të lulëzonin.

“Blerjet online në kohën e pandemisë shpërthyen absolutisht. Jam e sigurt që ndihmoi shumë biznese në internet. Ishte një bekim i maskuar për ne”, ka thënë Briony për “Fabolous”.

Ajo tani ka përfunduar afër 80 000 porosi dhe po synon që të rrisë shitjet me hapjen e një dyqani të saj të ri, në qendrën e saj lokale të qytetit Burnley.

“Me këtë dyqan dhe në internet, synojmë për 2 milionë pand në vit”, ka thënë 26-vjeçarja, e cila kishte vetëm 100 paund kur nisi kompaninë e saj. Këto para i kishte nga fitimet nga puna që bënte në fundjavë te “Pandora”.

Paratë i përdori për të dizajnuar një palë bikini të zbukuruar me “Swarvski”, që i modeloi për 4 mijë ndjekësit  e saj në “Instagram”. Ajo ka mbetur e habitur kur shitja e saj e parë edhi të nesërmen. Më pas Gorton vazhdoi të shiste 60 prej modeleve, ndërsa kërkesa po rritej.

Në atë kohë, ajo ishte studente në Manchester Met, ku studionte për modën. Por vendosi që të linte shkollën dhe të krijonte kompaninë e saj.

“Isha në vitin e 3. Thjesht mendova se po shpenzoja 9 mijë paund për të mësuar se si të punoja në një kompani tjetër, e kjo nuk ishte gjëja që doja të bëja. Nuk u diplomova kurrë, të gjithë menduan se isha pak e çmendur, por ja ku jam gjashtë vjet më vonë. Unë nuk kam investitorë, nuk kam ardhur nga një familje e pasur. Unë kurrë nuk kam marrë një kredi bankare, nuk kam marrë asgjë me kredi. Gjithçka që shihni në këtë biznes gjenerohet nga 100 paund. Unë mendoj se njerëzit e kanë të vështirë ta besojnë”, ka thënë e reja.

Gjithçka e nisi me vetëm 100 paund, 26-vjeçarja tani fitonGjithçka e nisi me vetëm 100 paund, 26-vjeçarja tani fitonGjithçka e nisi me vetëm 100 paund, 26-vjeçarja tani fitonGjithçka e nisi me vetëm 100 paund, 26-vjeçarja tani fiton

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta përkrahë iniciativën e Partisë Demokratike…